Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

FAQ’S

Jepni Franchaise ?

Kompania jonë nuk operon me sistemin Franchaise, Liçensim, Bashkëadministrim ose Bashkëpronësi. Të gjitha dyqanet administrohen drejpërdrejtë nga vetë kompania. Emri “Mulliri” dhe “Mulliri Vjetër” janë marka të regjistruara të kompanisë “ Mulliri i Vjetër” sh.p.k  dhe nuk mund të përdoren nga të tjerë.

Ku mund të kërkoj për mundësi punësimi?

Për mundësi punësimi duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) me fotografi në adresën e emailit : info@mullirivjeter.com

Nëse përzgjidheni nga stafi ynë, do të kontaktoheni me anën e një e-maili ose nëpërmjet numrit tuaj të telefonit për të dhënë intervistë pranë zyrave tona. (Kliko këtu)

Sa vonon kthimi i një përgjigjeje pas dërgimit të CV-së për të ditur nëse jam pranuar ose jo?

Të gjitha aplikimet e ardhura në adresën tonë të e-mailit do të lexohen nga stafi ynë brenda një kohe të shkurtër ,por vetëm kandidatët më të favorizuar do të  njoftohen me e-mail ose nëpërmjet numrit të telefonit.

Çfarë lloj kapsulash keni për ekspres?

Kapasulat që ne kemi janë me peshë 7g të përshtatshme vetëm  për sistemin Lavazza Point.

Çfarë lloj cialdesh keni për ekspres?

Cialdet të cilat ne përdorim janë Cialde E.S.E me diametër 44 mm; dhe peshë 7gr.

Si duhet të ruaj kafen time?

Ajri dhe lagështia janë armiqtë e kafesë. Nëse kafja ekspozohet për një periudhë të gjatë do të humbasë shumë shpejt aromën e “freskët” nga e cila karakterizohet kafja e sapopjekur. Ne rekomandojmë që, nese keni planifikuar të konsumoni  kafen e blerë për një periudhë  një mujore,  duhet domosdoshmërisht t’a ruani në një enë të mbyllur fort (hermetikisht),në temperaturë dhome.

A mund të futet kafja në ngrirje për të ruajtur freskinë dhe aromën për një kohë të gjatë?

Ruajtja e kafesë në frigorifer apo në ngrirje për një periudhë të gjatë nuk rekomandohet. Specialistët mendojnë se nëse produkti nuk është i mbyllur hermetikisht, pra në vakuum, mund të shkaktojë fenomenin e tharjes së produktit nga i ftohti. Pavarësisht se pas hapjes produkti këshillohet të ruhet në temperaturë të freskët dhe të thatë, frigoriferi nuk e ruan produktin nga lagështira e cila është armiku kryesor. Ne këshillojmë të bleni gjithmonë kafe të freskët e cila do të konsumohet brenda një muaji.

Lejohen kafshët në dyqanet tuaja?

Në dyqanet tona nuk lejohet prania e kafshëve.

Nëse do të doja të bëja një kërkesë dhurimi / sponsorizimi për një bamirësi, çfarë duhet të bëj?

Nëse dëshironi të na dërgoni një kërkesë për partneritet ose sponsorizim, ju lutemi të dërgoni një e-mail këtu : info@mullirivjeter.com dhe të përmendni informacionin e mëposhtëm:

  • Data dhe kohëzgjatja e ngjarjes
  • Lloji i kërkesës ose i ngjarjes: a është një sponsorizim apo pjesëmarrje si partner?
  • Informacioni juaj i kontaktit (duke përfshirë një numër telefoni)
  • Një përmbledhje e ngjarjes: kauza, personi , shoqata , vendndodhja, numri i pritur i vizitorëve, etj.

Ku mund ta shikoj menunë tuaj?

Menunë  mund ta gjeni duke klikuar këtu .

Çfarë dallimi ka kafja e përzier nga kafja e cila ka një origjinë të vetme?

  • Një përzierje kombinon dy, tre dhe ndonjëherë katër lloje kafesh nga origjina të ndryshme në mbarë botën. Ato janë të përziera për të balancuar shijet për të gjithë pjesët e qiellzës. Një përzierje  përdoret për të gjitha  kafet standarde dhe është krijuar kështu që shija dhe aroma  të mbetet e njëjtë edhe pas shtimit të qumështit.
  • Kafja me origjinë të vetme, pra që vjen nga një rajon i caktuar,  zakonisht këshillohet të konsumohet pa u përzier me qumësht për të shijuar karakteristikat individuale të kafesë.

Pse shija e kafesë time është e keqe?

Shija e kafesë ndryshon për shkak të disa arsyeve.

  • Ju mund të përdorni kokrra të vjetra të kafesë. Sa më e freskët të jetë kafja aq më e mirë shija!
  • Shija e kafesë gjithashtu varet nga lloji i ujit (pastërtia) dhe cilësia e kokrrave të kafesë. Krijoni një rutinë tuajën për të pastruar  ekspresin e kafesë rregullisht. Ju duhet të pastroni ekspresin tuaj pas çdo 40-80 kafesh.
  • Kushtet e ruajtjes së kafesë – kafja duhet të ruhet në një vend të freskët e futur në një enë të mbyllur hermetikisht.
  • Madhësia e grimcave të kafesë së bluar në mulli gjithashtu ka rëndësi. Përdorni bluarjen e mesme për kafen espress dhe bluarjen e imët për kapuçinon.

Shisni ekpres kafeje?

Ekspresi që ne ofrojmë për shitje është i llojit ” Spinel Ciao” me cialde (bustinë monodozë). Mund ta porosisni si produkt te dyqanet tona, do ju asistojë stafi ynë.