Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

Rreth Nesh

Gjithçka filloi me një ide të thjeshtë: “Të prodhojmë vetëm kafe cilësore”

Çdo gjë që bëjmë sot është e rrënjosur në atë koncept themelor. Kjo është ajo që na shtyn. Është ajo që na lëviz, na motivon dhe na mban të lidhur me një kënaqesi të veçantë me produktet, shërbimet  dhe gjithçka që bëjmë në komunitet.

Ne kujdesemi që çdo ditë të pjekim kafe në mënyrë që klientët tanë të mund të gëzojnë kafenë më të mirë të provuar ndonjëherë – të freskët, me aromë të qëndrueshme dhe çmim të arsyeshëm.

Aktiviteti ynë u ngrit duke e tejkaluar mënyrën tonë tradicionale të punës. Ky ishte momenti i duhur për të prezantuar traditën me teknologjitë moderne të prodhimit dhe të shpërndarjes. Sot, ne krenohemi që jemi lider në cilësinë e kafesë, kjo, një arritje e vështirë por ama rrjedhojë e idesë tonë se:

“Kur dikush punon me ndershmëri, devotshmëri dhe sidomos me pasion, nuk ka asnjë vështirësi që nuk mund të kalohet”.

Sot, ne nuk jemi më një kompani prodhimi e fokusuar vetëm në Tiranë, por një emër tepër i njohur në të gjithë Shqipërinë. Produkti ynë gjendet edhe jashtë territoreve shqiptare në vëndet si Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Amerikë. Ky fakt  na ngarkon me përgjegjësinë për të qëndruar të palëkundur ndaj idesë së fillimit, duke mbështetur gjithmonë cilësinë.

Stafi ynë miqësor, pozitiv dhe profesionist punon fort për t’iu  siguruar kafen dhe shërbimin më të mirë çdo herë.

Klientët do të jenë gjithmonë një partner me të cilët ne ndajmë gjithçka, sepse ajo që ne bëjmë nuk është thjesht një punë, është pasion dhe dashuri për kafen që ne të gjithë ëndërrojmë të shijojmë çdo ditë.

Ky nuk është fillimi, por as fundi i një rruge drejt përsosjes…