Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

Fëmijët Prematurë

“Mulliri Vjetër”  në  bashkëpunim me klientët realizoi fushatën e mbledhjes së fondeve në mbështetje  të fëmijëve prematurë.

Në të gjithë rrjetin e dyqaneve “Mulliri  Vjetër” u vendosën kuti xhami shoqëruar me një poster shpjegues, ku klientët tanë mund të dhuronin për të shpëtuar një jetë fëmije.

Në përfundim të muajit të gjitha kontributet e grumbulluara ju bashkuan  nismës së inicuar nga zonja Erilda  Duzha për të  blerë  një inkubator që do ti dhurohet spitalit të lindjes “Koço Gliozheni”. Falë klientëve si dhe stafit tonë u arrit të grumbullohej  një shumë në total, prej  150.000 Lekë.