Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

Rreth Nesh

Kompania jonë “Mulliri Vjetër”, me më shumë se 20 vjet eksperiencë, e filluar më parë nga një iniciativë e guximshme dhe duke ushqyer me vizion, misionin për të prodhuar kafenë e cilësisë më të lartë për ta shërbyer pranë jush.

Ndërkohë që aktiviteti ynë po rritet ne bashkpunim me faktin se numri i konsumatorëve dhe kërkesa per kafe cilësorë qëndron po në rritje, bënë që  angazhimi ynë per shpërndarjen e mishelës cilësore jo vetem lokalisht por në të gjithë komunitetin tonë te rritet me hapa të shpejta. Strategjia e “Mulliri Vjeter” është prodhimi i kafesë më cilësore duke ruajtur çmimin më të arsyeshëm. Aktiviteti yne u ngrit se tepërmi duke tejkaluar mënyrën tonë tradicionale të punës. Ky ishte momenti i duhur per te prezantuar traditën tonë me teknologjitë moderne te prodhimit dhe te shpërndarjes për të bërë të mundur plotësimin e kërkesave gjithmonë në rritje per produktin tonë. Sot, me modesti mund të shprehim tek ju faktin se “Mulliri Vjeter” është një lider në cilësinë e kafesë, kjo, si një arritje e vështirë por ama rrjedhojë e idesë tonë se:  “Kur dikush punon me ndershmëri, devotshmëri dhe sidomos me pasion, nuk ka asnjë vështirësi që nuk mund te kalohet”.

Sot ne nuk jemi me një kompani prodhimi e fokusuar vetëm ne Tiranë por nje emër tepër i njohur ne të gjithë Shqipërinë dhe qytete si: B. Curri, Kruja, F. Kruja, Shijak, Durrës, Lushnje, Fier, Vlora, Përmet, Peqin, Librazhd, Shkodër, etj. dhe gjithashtu ne treva Shqipëtarë rreth rajonit tonë. Klientët tanë, të cilët janë bërë tashme miqtë tanë, rriten çdo ditë edhe jashtë Shqipërisë ne vëndet si Kosova, Maqëdonia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky fakt na bën tepër krenar dhe gjithashtu na ngarkon me përgjëgjsinë që iniciativa jonë e fillimit që ndërmorrëm me shumë pasion të mund të forcohet nga dita në ditë dhe të rritet duke mbrojtur gjithmonë misionin dhe vizionin tonë për kafenë tuaj.

Misioni ynë do bazohet dhe do mbështesë gjithmonë cilësinë.

Gjithashtu do të jetë i bazuar në bashkëpunimin, respektin për punën e të gjithëve, për krijimin e ambientit të përsosur, ku të gjithë do të gjeni cilësinë e shumë kërkuar të bashkuar me qetësi, miqësi dhe shume buzëqeshje, dhe një shërbim plot ngrohtësi i cili do ju beje të ndiheni gjithmonë si në shtëpinë tuaj por ama i rrethuar mes miqëve më të mirë. Klientet do të jetë gjithmonë një partner me të cilët ne ndajmë gjithçka, sepse ajo që ne bëjmë nuk është thjesht një punë, kjo është një pasion dhe dashuri për kefenë që në të gjithë ëndërrojmë të shijojmë çdo ditë. Kjo është motivi që na shtyn për të vazhduar me guxim dhe besim rrugën tonë drejt përsosjes.