Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

Blog

Mulliri Halloween Giveaway

Festa e Halloween-it nuk mund të kalonte pa lënë gjurmën e saj edhe në rrjetin e dyqaneve “Mulliri Vjetër”.

Me rastin e kësaj feste u realizua një fushatë promocionale në social media e pagëzuar me emërtimin “Giveaway”. Kjo fushatë funksiononte vetëm nëse do të ndiqeshin me përpikmëri disa rregulla për një kohë të caktuar.“Giveaway” u prezantua në formën e një posteri  shoqëruar edhe me fotot e produkteve në social media.Në varësi të respektimit të këtyre rregullave të përcaktuara, dhjetë nga ndjekësit e kësaj fushate, u shpërblyen me një shportë dhuratë.

Shporta përmbante njësërë artikujsh, duke filluar nga gota e porcelanit (me veshje gome kafe dhe logo Mulliri Vjetër), filxhanë me logo, dy kavanozë 30g me çajra të ndryshëm, filter çaji dhe kafe turke Mulliri Vjetër.

Si u proçedua konkretisht dhe rregullat që u ndoqën nga ndjekësit:

– GIVEAWAY u prezantua në formën e një posteri në social media.

– Poshtë posterit u vendosën rregullat që duheshin ndjekur.

– Afati: 6 ditë. Nisi ditën e premte me 26 Tetor ora 11:00 dhe përfundoi me datë 31 tetor ora 11:00.

Rregullat ishin këto:

– të ripostohej në profilet personal posteri ynë.

–  like profilit tonë në instagram.

– tag 6 persona poshtë në koment tek posteri në profilin tonë.

– të përdori #mullirivjetergiveaway

Përzgjedhja u realizua në mënyrë rastësore live në instagram me datë 31Tetor.

Ku u tërhoqën dhuratat?

U caktua njëri nga dyqanet tona, vendi ku u tërhoqen dhuratat brenda 48 orëve që nga momenti i shpalljes së fituesve.