Fëmijët Prematurë
March 12, 2019
“Mulliri Vjetër” në bashkëpunim me klientët realizoi fushatën e mbledhjes së fondeve në mbështetje të fëmijëve prematurë.
Në të gjithë rrjetin e dyqaneve “Mulliri Vjetër” u vendosën kuti xhami shoqëruar me një poster shpjegues, ku klientët tanë mund të dhuronin për të shpëtuar një jetë fëmije.
Në përfundim të muajit të gjitha kontributet e grumbulluara ju bashkuan nismës së inicuar nga zonja Erilda Duzha për të blerë një inkubator që do ti dhurohet spitalit të lindjes “Koço Gliozheni”. Falë klientëve si dhe stafit tonë u arrit të grumbullohej një shumë në total, prej 150.000 Lekë.