Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

Tetori Rozë

Kompania e kafes “Mulliri i Vjetër”, në muajin tetor, iu bashkua fushatës për të kontribuar në ” Ndërgjegjësimin e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit”.

Në të gjithë rrjetin e dyqaneve “Mulliri Vjetër” u vëndosen kuti xhami shoqëruar me një poster shpjegues dhe vulë  “Mulliri Vjetër” për siguri dhe transparencë maksimale.

Stafi i vajzave vendosi një fjongo rozë (simbol i fushatës) tek uniformat e punës. Fushata nisi më 8 tetor dhe përfundoi në fund të muajit.

Të gjitha kontributet e mbledhura, ju dhuruan “Shoqatës Ryder Albania” (SHRA).

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.