Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

Konkursi #ilovemulliri

Në muajin e dashurisë “Mulliri” dëshiron t’ju përfshijë në një konkurs  ku do të ketë fitues dhe dhurata. Ju  ftojmë të frymëzoheni me produket tona  për të shkrepur foton më të bukur të  realizuar ndonjëherë nga ju. Përfitoni nga vizita e rradhës në çdo pikë “Mulliri” për të realizuar foton me produktin që aq shumë e dashuroni dhe më pas të na e dërgoni në adresën tonë të e-mailit: info@mullirivjeter.com

Si do të funksionojë konkursi :

Faza I

1. Foto duhet të jetë vetëm një dhe e realizuar nga vetë ju.
2. Foto duhet të jetë e një cilësie të mirë por jo në mënyrë profesionale.
3. Në fokus duhet të jenë produktet e #MulliriVjeter.
4. Foton duhet t’a dërgoni në adresën tonë të e-mailit : info@mullirivjeter.com deri më datë 10 Shkurt, ora 16:00. Bashkëngjitur në e-mail duhet të vendosni emrin tuaj dhe numrin tuaj të kontaktit.
5. Pas afatit të dorëzimit të fotove do të realizohet një përzgjedhje nga departamenti i marketingut i vetëm tre fotove më të bukura.

Faza II 

6. Tre fotot e përzgjedhuara do të publikohen te faqja jonë në instagram në datën 11 Shkurt ku fituesi do të përzgjidhet nga vetë simpatizantët e tyre. Foto që merr më shumë like dhe komente #ilovemulliri do të jetë fituese.
7. Fituesi do të shpallet në datën 14 Shkurt, ora 16:00 dhe do të shpërblehet me një Ekspres Spinel Ciao me cialde (bustinë monodozë).

SUKSESE!